Aktivitetet 2008

12Ngritja e pagave – keqpërdorim i fuqisë politike dhe parave të taksapaguesve

Prishtinë, më 8 shtator 2008: Aksioni Qytetar FOL’08, kundërshton ngritjen e pagave të krerëve të shtetit dhe konsideron se ky veprim është jo vetëm abuzim me fuqinë politike dhe me parat e taksapaguesve, por edhe një mos respektim ndaj 30 përqind të qytetarëve, të cilët jetojnë në varfëri dhe 50 përqind të papunëve sa ka vendi ynë. Ky veprim është edhe një mos respekt ndaj të punësuarve në sektorin publik: policëve, punëtorëve shëndetësorë dhe atyre në administratën shtetërore, pagat e të cilëve vazhdojnë të jenë simbolike në krahasim me tyre. Këto kategori vazhdojnë të marrin paga 10 herë më të ulëta se zyrtarët e lartë politik. Për më tepër , këta shërbyes civil nuk i gëzojnë privilegjet që kanë krerët shtetërorë të Kosovës për mbulimin e shpenzimeve të reprezentacionit, telefonit si dhe udhëtimeve.

fol-llogo5FOL’08 përshëndet vendimin e Kryetarit të Republikës

Prishtinë, më 9 shtator 2008: Aksioni Qytetar FOL’08 përshëndet vendimin e Kryetarit të Republikës për rikthim të vendimit për ngritjen e pagës. Shpresojmë që ky shembull do të përcjelljet edhe nga Zyrtarët e tjerë të lartë shtetëror. Më tutje shpresojmë se Kryetari do të dëshmoj se zyra më e lartë në vend do të respektojë shqetësimet e qytetarëve dhe do ti merr në konsideratë vërejtjet e tyre për zhvillimet e ndryshme.

22Gjella e nxehtë e emërimeve

Prishtinë, më 21 Shtator 2008: Prej 2 vitesh, Kosova nuk ka Avokat të Popullit sikundër që nuk ka prej 9 muajsh as Kryeshef Ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Konkurset për këto dy vende janë hapur e rihapur, ndërkohë që i tërë procesi po përcillet përveç me jo transparencë edhe me presion politik. FOL’08 përkitazi me këto zhvillime shpreh shqetësimin e vetë me:

a) ndërhyrjen e partive politike në këto emërime,

b) mungesën e transparencës së mjaftueshme në këto procese dhe

c) dëmtimin e institucioneve përkatëse.

fol-llogo5Rishpallja e Konkursit për Avokatin e Popullit, dështim për Kuvendin

Prishtinë, më 25 Shtator 2008: Vendimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës për rishpallje të konkursit për Avokatin e Popullit pa arsye të bazuara në Ligj dëmton kredibilitetin e institucionit më të lartë në vend dhe është indikator i fuqishëm i ndërhyrjeve politike në këtë proces. Ky veprim i Kuvendit hedhë poshtë punën e një komisioni të themeluar për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë për këtë post.

32Top Lista e institucioneve më të mbyllura në Kosovë

Prishtinë, 28 Shtator 2008: 28 Shtatori është Dita Ndërkombëtare (jo-formale) e së Drejtës për të Ditur. Për të shënuar këtë ditë në Kosovë FOL’08 I mbështetur nga Rrjeti Rinor I Kosovës, Organizatat: Çohu, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Syri I Vizionit (SiV), Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC), Çelnaja, dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë përzgjedhur 5 institucionet më të mbyllura sa I përket qasjes dhe dhënies së informacioneve zyrtareve gjatë vitit 2008. Përzgjedhja e institucioneve është bazuar mbi veprimet ose mos veprimet e institucioneve përkatëse, për publikimin e informacionit zyrtar.

fol-llogo5Letër Kryetarit të Kuvendit të Republikës

Prishtinë, 6 Tetor 2008: Në mbledhjen e 23 shtatorit të këtij viti, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar propozimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit z.Xhavit Haliti, sipas të cilit 120 deputetëve të Kuvendit të Republikës, do t’u lejohet një zyrë pune për kontakt me elektoratin në një shumë qiraje deri 300 €, Një asistent deri 200 €, Një makinë deri 6000 €, dhe të lirohet nga dogana – për mandatin. (nuk ka të drejtë ta shesë pa e paguar doganën) dhe 100 € benzinë në muaj. Kuvendi i Kosovës, duhet të akomodoj me zyre secilin deputet, mirëpo një gjë e tillë duhet të bëhet brenda ndërtesës së Kuvendit. Më tutje Kosova është një zonë elektorale dhe mbi këtë bazë Kuvendi nuk ka obligim që t`u siguroj hapësira për punë deputetëve në qytetet e tyre përkatëse. Kontakti i deputetëve me qytetarët është obligim i punës së tyre dhe nuk është angazhim shtesë.

Blerja e veturave për deputetët e Kuvendit të Kosovës në bindjen tonë të thellë është abuzim me paratë e taksapaguesve dhe abuzim i fuqisë së Kryesisë së Kuvendit. Sipas përkufizimit “veturat deputetët nuk mund t`i shesin pa e paguar doganën”, i bie që veturat do të jenë pronë e tyre, e cila gjë është skandaloze. Z. Krasniqi, duhet t`u kujtojmë që ju këto vendime po i merrni në një kohë kur spitalet ballafaqohen me mungesë të infrastrukturës së nevojshme duke përfshirë mungesën e veturave si dhe barnave esenciale.

fol-llogo5FOL’08 kundër performancës mediale të kryeministrit

Prishtinë, 7 Tetor 2008 (Kohavision): Aksioni qytetar “FOL’08 e ka cilësuar perforamncë mediale reagimin e djeshëm të kryeministrit Hashim Thaçi lidhur me ndalimin e privilegjeve të deputeteve. Në një komunikatë shtypi, FOL’08, ka thënë se reagimi i Kryeministrit vjen pas 14 ditëve nga data kur Kryesia e Kuvendit ka miratuar propozimin për blerjen e veturave dhe nënkupton se reagimi i Kryeministrit është rezultat i presionit publik dhe jo i vullnetit të mirë politik për të kursyer paratë e taksapaguesve. “FOL’08” shpreh indinjatën edhe me sjelljet e partive politike të përfaqësuara në Kryesi, të cilat janë pajtuar me propozimin.

43Tregu i Problemeve

Prishtinë, më 10 Tetor 2008: Aksioni Qytetar FOL’08 së bashku me organizatat; Rrjeti Rinor i Kosovës, Syri i Vizionit, Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Iniciativa për Progres, këtë të Premte (10 Tetor) nga ora 12:00 deri ne 13:00, përgjatë sheshit “Nëna Terezë organizojë aktivitetin “Tregu i Problemeve”. Protesta simbolike synon të shpreh pakënaqësinë qytetare ndaj problemeve politike, ekonomike dhe sociale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

e-ardhmja-e-auditorit-gjeneralRoli dhe e ardhmja e Zyrës se Auditorit Gjeneral

Prishtinë, më 23 tetor 2008: Instituti për Studime të Avancuara GAP në bashkëpunim me Aksionin Qytetar Fol ’08 organizuan tryezë të rrumbullakët me temën “Roli dhe e ardhmja e Auditorit Gjeneral”. Tryeza u drejtua nga Shpend Ahmeti – drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, ku të ftuar ishin përfaqësues të Zyrës së Auditorit Gjeneral, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues nga PCN, UNDP, organizata të shoqërisë civile, media, etj. Agron Demi nga Instituti GAP i njoftoi të pranishmit me analizën e GAP dhe rekomandimin që ky Institut i ka bërë Kuvendit të Kosovës për nevojën e formimit të një Komisioni të ri Parlamentar për Auditim. Një komision i tillë në kuadër të Kuvendit të Kosovës do të rriste përgjegjësinë e shpenzimeve financiare nga ana e ekzekutivit. Pasi që Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë që autorizon shpërndarjen e parasë publike, po ky institucion duhet që të marr edhe funksionin e kontrollit për mënyrën e shpenzimeve të parasë publike.

Ramadan Ilazi nga FOL ’08 shprehu brengën e tij se rekomandimet e Auditorit Gjeneral nuk po zbatohen nga agjencitë buxhetore, duke bërë që keqpërdorimet të përsëriten për çdo vit. Të pranishmit në tryezë mbështetën nevojën e formimit të një komisioni të ri parlamentar, i cili do të mbikëqyrte shpenzimet e parasë publike dhe do të kërkonte llogaridhënie politike për keqpërdorimet që evidentohen në raportet e Auditorit Gjeneral


dsc002831Bazat Ligjore Kundër Korrupsionit: Deklarimi i Pasurisë

Prishtinë, 23 tetor 2008: Aksioni Qytetar FOL ’08, Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet–ÇOHU dhe Instituti si dhe Demokratik i Kosovës (KDI) sot kanë organizuar një tryezë me temën “Bazat Ligjore kundër korrupsionit: deklarimi i Pasurisë”. Në këtë Tryezë kanë qenë pjesëmarrës Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues të: Agjencisë Kundër Korrupsionit, Qeverisë si dhe të Shoqërisë Civile.

Konkluzionet e kësaj tryeze ishin:

1) Publikimi i pasurisë së Zyrtarëve të Lartë dhe të burimeve të financimit të partive politike do të dëshmonte një vullnet të lartë politikë të institucioneve shtetërore për luftimin e korrupsionit.

2) Infrastruktura Ligjore Kundër Korrupsionit nuk ka është e harmonizuar si dhe interpretohet në mënyra të ndryshme në varësi të institucioneve

3) Duhet të inkurajohet pjesëmarrja qytetare në luftën kundër korrupsionit, duke dhënë edhe shembuj pozitivë të një përfshirjeje të tillë dhe

4) Agjencia Kundër Korrupsionit duhet të fuqizohet përmes ngritjes së kapaciteteve teknike dhe potencialit njerëzor.

62Në mbështetje të Kushtetutës, kundër Planit 6 pikësh

Prishtinë, më 12 nëntor 2008: Sot, (e Mërkur, 12 nëntor 2008) përballë ndërtesës së Qeverisë: Aksioni Qytetar FOL’08 së bashku me Klubin për Politikë të Jashtme, Forumin për Iniciativa Qytetare, Institutin Demokratik të Kosovës si dhe organizatat; Iniciativa për Progres, Iniciativa Rinore Përparimtare dhe Syri I Vizionit kanë demonstruar në mbështetje të Kushtetutës, kundër Planit 6 pikësh të propozuar nga Sekretari I Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara z.Ban Ki-moon.

101JO NEGOCIATAVE DHE JO PLANEVE:

Prishtinë, 19 nëntor 2008: Rreth 30 mijë demonstrues u mblodhën sot në rrugët e Prishtinës për t’i kundërshtuar planet politike që po ia pamundësojnë Kosovës sovrantetin dhe integritetin territorial. Kjo demonstratë u organizua nga 20 organizata të ndryshme shoqërore, në mesin e tyre, edhe FOL’08. Demonstrata ishte organizuar kundër planit 6 pikësh që e ndanë Kosovën. Njëkohësisht kërkesa ishte për sovranitet dhe referendum.

52Kushtetuta në rrezik! Të ndërhyj Gjykata

Prishtinë, më 29 tetor 2008: Aksioni Qytetar FOL’08 është i shqetësuar me sjelljet e krerëve më të lartë shtetëror në raport me zbatimin dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës dhe kërkesave të saj. Përveç mos respektimit të parimit të ndarjes së pushteteve, siç ndodhi në rastin kur një Deputet i Kuvendit emërohet zëdhënës i Qeverisë, Kushtetutën nuk e respekton edhe Kryetari i Shtetit. Kryetari i Republikës së Kosovës z.Fatmir Sejdiu, duke ushtruar dy poste po shkelë nenin 88 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike) si dhe nenin 84, (garanton funksionimin kushtetues të institucioneve…)

fol-llogo5FOL kundër korrupsionit

Prishtinë, 9 Dhjetor 2008: 9 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e gjen Kosovën me një shpërndarje të gjerë dhe të fuqishme të korrupsionit në të gjitha institucionet kryesore të vendit. Ky fenomen po shkatërron qeverisjen dhe shërbimet më të rëndësishme dhe thelbësore për qytetarët si ato: shëndetësor dhe furnizimin me energji elektrike. Korrupsioni dhe mungesa e rezultateve në luftimin e tij po thellon hapësirën ndërmjet vendimmarrësve dhe qytetarëve, duke quar në një mosbesim të plotë në punën e institucioneve të vendit. Ky fenomen po dëmton, shërbimin më esencial për qytetarët dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

fol-llogo5FOL’08 kërkon që Policia Rumune të mos jetë pjesë e EULEX

Prishtinë, 10 Dhjetori 2008: FOL’08 sot ka nisur dy letra në adresë të: Presidentit të vendit z. Fatmir Sejdiu dhe të Shefit të EULEX z.Yves de Kermabon për të kërkuar që Policia Rumune të mos jetë pjesë e EULEX, përderisa të mos dënohen policët rumun që ishin fajtor për vrasjen e dy qytetareve të Kosovës në Demonstratën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 10 Shkurt 2007.

fol-llogo5Babadimri

12 Dhjetor 2008: FOL”08 ka publikuar raportin “Babadimri” i cili nxjerr në pah mos zbatimin e Ligjit Kundër Korrupsionit, përkatësisht kreut 4 të këtij ligji për Regjistrimin e Dhuratave Zyrtare.

82Kuvendi i Kosovës minusi i vitit

Prishtinë, më 23 dhjetor 2008: Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2008 ka dëshmuar se i mungon iniciativa dhe guximi për t’i debatuar çështjet e rëndësishme me interes shtetëror. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar të kërkoj llogari nga Qeveria duke humbur në shumë raste edhe pavarësinë dhe integritetin e institucionit më të lartë vendimmarrës të vendit

Advertisements
%d bloggers like this: