Për Ne

FOL angazhohet për të fuqizuar ndikimin qytetar në vendimmarrje për qeverisje të përgjegjshme dhe efikase. FOL, punon për të përmirësuar dhe arritur nivel më të mirë të përfaqësimit të qytetarëve dhe interesave të tyre në institucionet vendimmarrëse. FOL punon për qeverisje të mirë dhe të bazuar në parime demokratike, për institucione të përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse si dhe për zbatim dhe hartim të ligjit me pjesëmarrje.

Konflikti i Interesit, Qasja në Dokumente Zyrtare, Pasuria e Zyrtareve të Lartë Publik, Angazhimi Qytetar, Funksionimi i Institucioneve të Pavarura si dhe Kultura e debatit përbëjnë çështjet kryesore të punës së FOL. Në përmbushje të këtyre qëllimeve FOL, mëton të zbusë apatinë dhe indiferencën e qytetareve ndaj vendimmarrjes si dhe të kundërtën, indiferencën e vendimmarrësve ndaj qytetarëve.

FOL nëpërmjet hulumtimit, mobilizimit, avokimit dhe rrjetëzimit, do të realizoj aktivitete që do të rrisin presion publik në proceset vendimmarrëse, politike, ekonomike e sociale për të shtyrë përpara alternativa dhe mundësi më të mira të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.

FOL nënkupton një thirrje për kritikë dhe opozitë konstruktive kundrejt politikave jo-funksionale, abuzimit me pushtetin dhe fuqinë politike. FOL, kërkon nga qytetarët, tanimë të një shteti të pavarur që të reagojnë për të mbrojtur vetë shtetin për të cilin u sakrifikuan dhe punuan.

FOL ofron dhe mbështet individët dhe organizatat që punojnë për të përparuar përpjekjet në zhvillimin dhe ndërtimin e shoqërisë së hapur dhe demokratike. Ne do të mbështesim angazhimin qytetar konstruktive për të kundërshtuar veprime që kërcënojmë dhe degradojnë të drejtat e individit.

Vizioni i lëvizjes FOL:
Qytetaret e Kosovës janë pjesëmarrës aktive në procesin vendimmarrës dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së bashkësisë së tyre dhe janë kërkues të llogarisë nga zyrtaret e zgjedhur

Deklarata e misionit te lëvizjes FOL:
Lëvizja FOL është organizatë jo-qeveritare dhe jo për përftime që promovon lirinë e shprehjes dhe fjalës dhe punon për të fuqizuar ndikimin qytetar në vendimmarrje, përmes; debatit, mbështetjes dhe nxitjes së pjesëmarrjes qytetare dhe studimeve në fushën e qeverisjes për qëllime të qeverisjes së mirë, përparimit të demokracisë dhe shoqërisë së hapur.

Vlerat
• Përkushtimi ndaj të mirës ne interes te publikut;
• Përgjegjshmëria ndaj publikut;
• Përkushtimi përtej ligjit;
• Respekti për vlerën dhe dinjitetin e individëve;
• Drejtësia sociale;
• Paanshmëria politike;
• Respekti për pluralizmin dhe diversitetin;
• Transparenca, integriteti, dhe ndershmëria;
• Besimi ne potencialin e qytetareve;
• Administrimi/përdorimi i përgjegjshëm i burimeve; dhe
• Përkushtimi ndaj cilësisë me te larte ne pune.

Parimet
• Ndërtues të koalicioneve dhe rrjeteve të interesit të përbashkët për te ndihmuar proceset sociale, ekonomike dhe politike ne vend.
• Ne jemi të përgjegjshëm, të hapur dhe llogaridhënës në marrëdhëniet tona ndaj anëtarësisë, me mbështetësit, bashkëpunëtorët, donatorët dhe qytetarët
• Punojmë dhe angazhohemi në kuadër të qëllimeve që i kemi caktuar vetës duke mos bërë kompromise për vlerat dhe orientimin e organizatës.
• Ne do të mbajmë qëndrime ndaj çështjeve për të cilat thirremi, pas konsultimeve me Bordin Këshillëdhënës dhe bashkëpunëtorët e organizatës. Qëndrimet tona publike do të reflektojnë rezultatet e hulumtimeve dhe analizave që mbështeten me fakte dhe argumente.
• Bashkëpunim me të gjitha grupet qeveritare, jo-qeveritare, për profit dhe jo për profit, individë, e të tjerë që mbështesin kauzën e Lëvizjes FOL dhe qëllimet e saj.

Advertisements
%d bloggers like this: