Programet

PROGRAMI PËR QEVERISJE TË MIRË
Kosova ka problem serioz me korrupsionin dhe shpërndarjen e tij në të gjitha sektorët e qeverisjes. Organizata të shoqërisë civile mbulojnë aspekte të ndryshme të luftës kundër korrupsionit mirëpo problemi i konflikti i interesit dhe qasjes në dokumente zyrtare nuk gëzon vëmendjen e nevojshme dhe angazhimi i shoqërisë civile ne këtë fushë është i mangët. Nuk ka studime të rregullta të cilat masin qeverisjen e mirë dhe konfliktin e interesit në këtë kontekst nuk ka informacion për progres në këto dy fusha.

Qasja në dokumente zyrtare është bërë viktimë e procedurave burokratike dhe mungesës së informatave nga ana e qytetareve për të drejtat dhe formën se si ligji e rregullon këtë çështje. Në luftën kundër korrupsionit padyshim që një rolë të rëndësishëm përbëjnë edhe agjencitë e pavarura qeveritare. Në situatën aktuale këto organizata nuk gëzojnë pavarësinë e nevojshme dhe i nënshtrohen në shumë raste ndikimit politik dhe qeveritar. Procesi i buxhet-bërjes për këto organizata duhet të kaloj përmes qeverisë dhe kjo krijon hapësirë për ndikim dhe kontroll.

Qeverisja e mirë nënkupton që strukturat shtetërore janë të hapura dhe llogaridhënëse ndaj publikut dhe i përgjigjen kërkesave të tij. Në kuadër të Programi për Qeverisje të Mirë ne do realizojmë hulumtime dhe planifikojmë fushata advokimi për të kontribuar në qeverisje të mirë dhe luftën kundër korrupsionit. Përmes studimeve, analizave dhe hulumtimit do të trajtojmë çështje që lidhen me procesin e politikë-bërjes dhe vendimmarrjes duke synuar fuqizimin dhe pjesëmarrjen e publikut në proces. Çështjet e ngritura do të trajtohen në forume të niveleve të ndryshme me qytetar, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, qeverisë dhe akterëve të tjerë vendimmarrës.

Në kuadër të programit do të publikohen dy raporte standarde që do të botohen në baza vjetore: Raporti “Indeksi i Qeverisjes së Mirë” dhe Raporti “Dosja e Konfliktit te Interesit”. Lëvizja FOL do të angazhoj ekspertë që janë njohës të mirë të qeverisjes së mirë për të ndërtuar matësit dhe metodologjinë e hartimit të këtyre raporteve. Do të instalojmë një zyre përmes së cilës do të ofrojmë shërbime pro-bono për mbështetje dhe mbrojte ligjore për rastet kur është mohuar qasja në dokumente zyrtare qasje në dokumente zyrtare.

Ne do të krijojmë çmimin që do të ndahen çdo vit për “Institucionin më të Transparent dhe për institucionin më të Mbyllur” i cili do tu ndahet institucioneve shtetërore të cilat kanë dëshmuar vullnet dhe kanë bashkëpunuar me qytetaret duke ofruar qasje në informacion zyrtar dhe çmimi për institucionin më të mbyllur për sa i përket qasjes në informacion zyrtar.

PROGRAMI PËR PJESËMARRJE QYTETARE
Në gjendjen aktuale, problem parësor është mungesa e praktikave të mira të ndërlidhjes së qeverisë me qytetarët. Shqetësuese pa dyshim është edhe implementimit i praktikës Parti-Qeveri e cila përjashton nga procesi simpatizantët dhe përkrahësit e opozitës si dhe qytetaret e tjerë të pavarur nga lidhjet me partitë politike. FOL do të angazhohet për të afruar qytetarin me zyrtarët e zgjedhur përmes formave demokratik të presionit por edhe duke lehtësuar këtë komunikim.

Kualiteti dhe efikasiteti i pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje janë kushti dhe njëkohësisht matësi i demokracisë së një shteti. Apatia dhe indiferenca e qytetareve të Kosovës ndaj proceseve është në rritje si pasojë e mos respektimit të kërkesave të qytetareve nga ana e qeverisë së vendit dhe mungesës se mënyrave efikase qeveritare për të mundësuar pjesëmarrje. Pa dyshim që indiferenca e qytetareve të Kosovës bazohet edhe në të kaluarën e hidhur totalitare të qeverisjes. Pjesëmarrja Qytetare në procesin vendimmarrës është domosdo për të siguruar një shoqëri demokratike dhe të hapur.

Në kuadër të programit për pjesëmarrje qytetare Lëvizja FOL angazhohet për përparimin e zbatimit të së drejtës dhe lirisë së fjalës dhe shtypit përmes identifikimit të pengesave në zbatimin e kësaj të drejtë. Ne do të krijojmë çmimin për “Guxim Qytetar” për të nderuar dhe njohur kontributin dhe guximin e gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile për ngritjen e çështjeve dhe temave tabu për shoqërinë, në veçanti në fushën anti-korrupsion, të drejta politike, etj. Këtë çmim synojnë ta krijojnë në bashkëpunim me organizatën prestigjioze ndërkombëtare Freedom House.

Lëvizja FOL do të angazhohet për të rehabilituar konceptin e protestës duke zhvilluar forma alternative dhe konstruktive që mundësojnë shprehjen e pakënaqësisë së qytetareve ndaj politikave dhe veprimeve të gabuara të institucioneve shtetërore. Lëvizja FOL do të lehtësojë organizimin në bashkësi dhe lagje për të mbrojtur të mirën e përgjithshme.

PROGRAMI PËR DEBAT
Të rinjtë në Kosovë ballafaqohen me mungesë të mundësive për zhvillimin e mendimit kritikë, e cila ka ndikuar që qytetaret e vendit të mos kenë besueshmëri për të folur publikisht për problemet e tyre. Vendimet që merren nga niveli lokal deri tek ai qendror nuk filtrohen në mënyrë të mirëfilltë prandaj në zbatimin e ligjeve dhe vendimeve organet e pushtetit ekzekutiv ballafaqohen me vështirësi të mëdha. Qytetaret e Kosovës shërbehen me debate publike të pa strukturuar dhe nuk arrijnë të dëgjomë debat mbi politika apo vlera. Të rinjtë më tutje nuk kanë mundësi për të zhvilluar potencialin e tyre të retorikës. Mendimi kritikë përbën një komponent tejet të rëndësishëm për nxënie nga ana e të rinjve.

Debati është vegla më e vjetër e politikë-bërjes dhe pjesëmarrjes së qytetareve në vendimmarrje. Debati zhvillon aftësitë e argumentimit dhe retorikës si dhe zhvillon mendimin kritikë. Debati është një formë shumë efikase e edukimit jo-formal. Programi për debat është një komponent i rëndësishëm i organizatës i cili do të shërbej për krijimin e një kulture të debatit si formë e pjesëmarrjes në vendimmarrje. Programi do të fokusohet në 3 vitet e ardhshme në shkollat e mesme, duke krijuar klube të debatit dhe zhvillim të formatit të debatit Karl Popper i cili përdoret në vende të ndryshme të botës. Ky format aplikohet nëpër shkolla të mesme dhe ka një strukturë e cila respektohet gjatë debatit.

Do të punojnë drejt krijimit të programit të debatit edhe për nivelin universitar, përkatësisht krijimin e klubeve të debatit të formatit parlamentar në Universitetin Publik dhe ata privat në Kosovë. Debati gjithashtu do të ndihmoj në fuqizimin e konceptit të shoqërisë së hapur përmes lehtësimit të komunikimit ndërmjet të rinjve nga Kosova me të rinjtë nga vendet e tjera të botës.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.