Cila është situata në Kosovë nga këndvështrimi zyrtar i Bashkimit Evropian?

Prishtinë, 28 Tetor 2009 – Lëvizja FOL, sot ka reaguar përmes një aksioni rrugor ndaj të gjeturave të Raportit të Progresit 2009 për Kosovën nga Komisioni Evropian. Ky raport ka identifikuar mangësi substanciale në funksionin e institucioneve shtetërore përderisa ka tërhequr vërejtjen në probleme serioze politike, ekonomike, sociale dhe me të drejtat e njeriut në Kosovë. Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroi se “Për shkak të fushatës parazgjedhore, raporti i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2009 nuk ka gëzuar vëmendjen e duhur. Më tutje, institucionet e vendit janë mundur të transmetojnë këtë raport kinse si një raport që konfirmon progres, mirëpo raporti në fakt konfirmon regres në procesin e integrimeve euro-atlantike. Institucionet e vendit duhet të trajtojnë këtë raport me shumë kujdes dhe të ftojnë shoqërinë civile të kontribuoj në trajtimin e problemeve që janë identifikuar. Qeveria e vendit nuk duhet të injoroj këtë raport”. Aksioni rrugor “Qendra tregtare” Aksioni “Qendra Tregtare” tenton që në mënyrë cinike të paraqes neglizhencën dhe injorimin që Qeveria e Kosovës i ka bërë Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian. Të gjeturat nga ky raport tregon që Qeveria e Kosovës nuk i ka trajtuar dhe nuk po i trajton me vëmendjen e duhur, problemet e qytetarëve dhe në mënyrë të qartë qytetarët e Kosovës nuk po i konsideron partner të shtet-ndërtimit. Pra, Qeveria e Kosovës qytetarët po i trajton si palaço, dhe në anën tjetër Raportin e Progresit, përkatësisht të gjeturat në këtë raporti po i manipulon duke bërë deklarata pompoze dhe të kryera kinse për progresin që ka pasur Kosovë gjatë vitit 2008.
Më poshtë mund të lexoni të gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën për vitin 2009 të përgatitur nga Komisioni Evropian. Institucionet e vendit këtë raport u munduan ta transmetojnë tek ju si një raport që kinse konfirmon progres. Përderisa ne, si shtet në këto 10 vite kemi arritur shumë, ende vazhdojmë të përballemi me probleme të shumta, injorimi i të cilave nga ana e institucioneve e bënë më të gjatë rrugën tonë në integrimet euro-atlantike.
1. Liria e shprehjes nuk është plotësisht e garantuar
2. Grupi ndër-ministror i punës Anti-korrupsion nuk ka arritur të japë rezultate konkrete.
3. Kosova ka bërë përparim të kufizuar në luftimin e korrupsionit.
4. Ka mungesë të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Anti-Korrupsion dhe Zyrës së Prokurorit
5. Akuzat për korrupsion dhe sjellje të pahijshme në gjyqësi nuk janë hetuar siç duhet.
6. Dialogu në mes të Kuvendit të Kosovës dhe shoqërisë civile nuk është mjaft i zhvilluar
7. Mbikëqyrja parlamentare e degës së ekzekutivit ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.
8. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i dobët dhe vazhdon të mbështetet kryesisht në ndihmën e OSBE-s
9. Mbikëqyrja demokratike e sektorit të sigurisë në Kosovë duhet të forcohet
10. Bashkëpunimi ndër-ministror dhe koordinimi mbetet i dobët.
11. Kapaciteti i pushtetit lokal është ende i dobët
12. Ka raste të ndërhyrjes politike në emërimet në postet kyçe të shërbimit civil
13. Komisioni për Emërime të Larta Publike nuk është plotësisht funksional
14. Kosova ende nuk ka miratuar një pako prej katër ligjeve të reformës në drejtësi: për Gjykatat, të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të Prokurorisë dhe të Këshillit Prokurorial.
15. Zyra e Këshillit Disiplinor nuk është plotësisht funksional 16. Bashkëpunimi në mes Zyrës së Prokurorit dhe Policisë është i kufizuar. 17. Sistemi i drejtësisë mbetet i dobët, i pambrojtur ndaj ndërhyrje politike dhe joefikas



Posted on October 29, 2009
0